Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot në rrugën Ferizaj – Shtime, ku janë përfshirë dy furgonë. Njëri nga automjetit ishte duke bartur dru dhe ishte kapluar edhe nga flakët.
Emri: Kush është ish-zyrtarja që iu vodhën mijëra euro e dollarë nga nënë e bir
Po ashtu raportohet se ka edhe të lënduar, ndërsa Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave./Botapress.info./