Alda Klosi është pronarja e banesës, në të cilën sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën mijëra euro dhe dollarë.
Mësohet se Klosi ka qenë një zyrtare e lartë, teksa vjedhja në banesën e saj, e cila jetonte bashkë me vajzën, ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2022.
Ditën e sotme, policia njoftoi se në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë, që dyshohet se janë vjedhur nga banesa e Klosit.
Shërbimet e Policisë gjetën të fshehura paratë dhe aksesorët e floririt në tubin e aspirimit.
Nënë e bir u arrestuan një ditë më parë, të dyshuar për vjedhjen e një shume rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, po në banesën e Klosit, ku gruaja punonte si sanitare.
Në total shuma e vjedhur nga Rozeta Dobi është rreth 540 mijë euro, teksa Klosi pretendon se asaj i janë vjedhur 30 mijë euro, të cilat i ka deklaruar.
Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët.
E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë./Botapress.info/;