Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.