Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas një debati të zhvilluar mbrëmë në një emision televiziv, ku analisti Imer Mushkolaj i tha se e pret Ahmetin në studio si analist.
Ahmeti përmes një cicërime në Twitter tha se Mushkolaj pikën më të lartë të karrierës së tij që është analist në TV, e sheh si pikën më të ulët për të.
Ky reagim erdhi pasi Mushkolaj insistoi të mos ia lexonte statusat Ahmeti tnë lidhje me marrëveshjen tre pikëshe që u nënshkrua dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një analist mbrëmë live në tv si pikë thumbuese më tha ti do të bëhesh analist. Nuk e di a e kuptoj që më shumë e sulmoj vetën. Pikën më të nalt të karierës së vet – analist në tv, e sheh si pikën më të ulët potenciale për mu”, shkroi Ahmeti./Botapress.info/