I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ndodhet jashtë vendit, ka reaguar rreth dështimit të radhës së seancës për konstituimin eKuvendit, ku kryesuesi Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për kryetarin e kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si ‘‘arbitraritet i plotë’’, shkruan Gazeta Express.
Abdixhiku ka kritikuar VV-në më tej, duke thënë se këta të fundit s’e njohin njerëzoren, as fjalën e as kurrizin.
I pari i LDK-së, ka vlerësuar se kjo qasje e VV-së duhet të refuzohet.
Postimi:
A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?
Të takojnë, të mashtrojnë!
Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë.
Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!
Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!
Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!
Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.
LDK e ka të qartë.
Prandaj është konsistente.
Para, gjatë e pas zgjedhjeve.
Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në një pellg në Gjermani
Është gjetur pa shenja jete trupi
Aktuale
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike shkak i punimeve
KEDS ka njoftuar për reduktimet e
Aktuale
E trishtë: Kjo është 29-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë
Gazeta raportoi për një rast të