Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se për Lidhjen Demokratike të Kosovës çfarëdo marrëveshje që s’e ka pjesë të saj njohjen reciproke nuk është e mirë për Kosovën. Këtë Abdixhiku e ka thënë kur është pyetur për planin franko-gjerman.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje finale që e ka njohjen brenda saj.
“Neve na duhet një marrëveshje finale e që e ka njohjen pjesë të saj. Brenda kësaj marrëveshje duhet të respektohet Kushtetuta”, ka thënë Abdixhiku, raporton Express.
Ai tutje ka thënë se s’kanë marrë pjesë në draftimin e dytë që i është bërë propozimit franko-gjerman dhe ka thënë se e sfidon Kurtin që të dalë dhe të tregojë publikisht se a ka njohje “de-jure” brenda planit franko-gjerman dhe a do të jetë kjo marrëveshje finale.
“Ne nuk kemi dokument në tavolinë, s’kemi marrë pjesë në draftimin e dytë. Por tani ajo duhet të dalë para qytetarëve që të dalë para qytetarëve dhe të japë këtë vërtetë.
E sfidoj Kurtin që të bëjë një gjë të tillë, të shpjegoj qytetarëve se a do të ketë njohje “de-jure” brenda kësaj marrëveshje dhe a është marrëveshje përfundimtare”, ka thënë për KP./