Abazi dyshon se kishte ujdi me Serbinë: Barrikadat nuk do të hiqeshin pa marrëveshje

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Serbinë për zbutjen e krizës, duhet të tregojë hapur.

Abazi, duke folur në DPT te Fidani, ka thënë se pa marrëveshje barrikadat nuk do të hiqeshin.

“Nëse ka marrëveshje, duhet të tregohet hapur që ka marrëveshje”, ka deklaruar deputeti Abazi.

Ai nuk është përgjigjur nëse një marrëveshje e mundshme mes dy shteteve, duhet të quhet e fshehur.“Nuk e di nëse duhet quhet e fshehur ose jo, por barrikadat nuk do të hiqeshin po të mos kishte marrëveshje. Edhe lirimi i Pantiq edhe heqja e barrikadave, janë pjesë e një diskutimi”, ka deklaruar ai.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se shuarja e tensioneve në veri, është rezultat i një marrëveshjeje politike.

Duke folur për barrikadat, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot, se barrikadat po i heqin ata që i kishin vendosur, duke thënë se ata e kishin bllokuar veten.

ngjashme