A rrezikohet Kosova nga tërmetet e vazhdueshme në Turqi?

Një tërmeti prej 7.8 magnitudë ka gjunjëzuar Turqinë, mijëra persona kanë humbur jetën gjersa kërkimet janë duke vazhduar ende. Por se sa rrezik paraqesin tërmetet e njëpasnjëshme në shtetin turk për Kosovën, Gazeta ka folur me drejtorin e Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Në prononcim për Insajderi, Mustafa ka theksuar se distanca është shumë e madhe dhe nuk ka vend për shqetësim.

Jo nuk ka rrezik sepse është distanca shumë e madhe, pra nuk ka vend për shqetësim fare”, u shpreh ai.

LEXO EDHE KETE

ZRRE paralajmëron sërish shtrenjtim të energjisë elektrike

Drejtori tregoi se edhe për tërmetit më të fuqishëm që e ka goditur Kosovën ndonjëherë.

Kosova gjeografikisht është në zonën e kontaktit së dy pllakave të mëdha tektonike, në njërën anë të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të saj. Për këto arsye, vendet në zonën mesdhetare i përkasin vendeve me rrezik të lartë sizmik duke përfshirë edhe zona përreth. Tërmeti më i fortë i regjistruar dhe i dokumentuar në Kosove është tërmeti i vitit 1921, në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan me një magnitud prej 6.1 në shkallën Richter dhe një intensitet prej 8.5 ballë Mercali”, deklaroi Mustafa për Insajderin.

Drejtori i Institutit potencoi edhe karakteristikat që duhen pasur parasysh për një tërmet.

Meqenëse nuk ka ende pajisje për parashikimin e tërmeteve të saktë për kohën, lokacionin dhe madhësinë, karakteristikat themelore të rrezikut sizmik përcaktohen në bazë të të dhënave për tërmetet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe ato tërmete jashtë territorit të Kosovës, të cilat kanë efekte të konsiderueshme në territorin tonë . Në përgjithësi nuk ekziston asnjë rregull i tërmeteve si peridotitet, por vetëm për sa i përket probabilitetit të ndodhjes së ngjarjeve në një vend të caktuar, bazuar në katalogun e tërmeteve dhe disa faktor, si tektonik, gjeologjik si dhe topografik, të studiuara dhe të llogaritura në përpilimin e hartave të Rrezikut Sizmik”, sqaroi i pari i Insituti Sizmologjik.

Ndërkohë, Mustafa përmendi se cilat janë zonat të Kosovës janë më të rrezikuara në rast dridhjes së tokës.

Zonat me rrezikun më të lartë sizmik në territorin e Kosovës janë; zona sizmogjene Pejë-Istog, ZS Ferizaj-Viti-Gjilan, ZS Kopavnik, ZS Prizren-Gjakovë, këto janë zona që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitud maksimale 6.5 shkallë të richterit, kurse zonat me rrezik më të ulët, ZS Drenicë, ZS Prishtinë-Mitrovicë, këto janë zonat që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitud maksimale 6.1 shkallë të richteri”.

Ku ishte epiqendra e tërmetit?

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra në lindje të qytetit turk Nurdagi, në një thellësi prej rreth 18 kilometrash në Rripin e Anadollit Lindor. Tërmeti u përhap drejt verilindjes, duke shkaktuar shkatërrime në Turqi dhe Siri.

Gjatë shekullit XX, Rripi i Anadollit Lindor tregoi aktivitet pak më të madh sizmik.

“Nëse do të shkonim, thjesht, nga tërmetet (të mëdha) që u regjistruan nga sizmometrat, do të dukej pak a shumë bosh”, tha Roger Musson, një bashkëpunëtor nderi i kërkimit në Shërbimin Gjeologjik Britanik.

Që nga viti 1970 në këtë zonë, janë regjistruar vetëm tri tërmete me magnitudë mbi 6.0 ballësh të shkallës së Rihterit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Por, më 1822, një tërmet prej 7.0 ballësh goditi rajonin, duke lënë të vdekur rreth 20.000 njerëz./Botapress.info/

ngjashme