Zëdhënësi i BE-së Peter Stano është pyetur nëse edhe liberalizimi i vizave për Kosovën përfshihet në masat e përgatitura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian.
“Nuk janë sanksione apo masa kufizuese. Ne nuk jemi duke i përdorur këto terme që nënkupojnë se masat që janë të bazuara në legjislacionin për të sanksionuar. Kjo s’po ndodh me Kosovën. Këto masa janë instrumente që po përdoren për të treguar që BE është serioze për shtensionim dhe reagim që shtensionimi s’po ndodh. Ne presim nga kryeministri Kurti që të implementojë hapat e nevojshëm për të shtensionuar situatën”.
Polici i rrëmbyer, Beqir Sefa ishte në prag të pensionimit dhe kishte probleme shëndetësore
Sipas Stanos, këto masa përfshijnë pezullimin e vizitave zyrtare, komitetet, eventet e planifikuara, si dhe bashkëpunimi financiar me Kosovën./Botapress.info/