Paralajmërimet e institucioneve qendrore për një dimër të ashpër sa i përket furnizimit me rrymë, komunat nuk po i marrin aq seriozisht. Mediat në Kosovë raportojnë se dy prej komunave tashmë kanë hapur tender për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit. Sipas njoftimeve të publikuara në faqen zyrtare të e-Prokurimit, për këtë qëllim pritet të shpenzohen me mijëra euro.
Përgatitjet për festat e fundvitit tashmë kanë filluar në disa qytete të vendit. Komuna e Prizrenit është treguar më e shpejtë në këtë drejtim.
Identifikohet i dyshuari që dhunoi dhe la shtatzënë të miturën në Gjilan, ndodhet jashtë vendit
Pavarësisht paralajmërimeve për dimrin e vështirë që e pret vendin në aspektin energjetik e mundësisë që të kthehen reduktimet, kjo komunë ka planifikuar të shpenzojë 40 mijë euro për stolisjen e qytetit.
Në njoftimin për kontratë të publikuar në e-Prokurim, janë dhënë detaje edhe për pjesët e qytetit që do të dekorohen.
“Do të bëhet dekorimi i qytetit të Prizrenit në: Sheshi i Shatërvanit, Sheshi i Dëshmorëve, Rruga Adem Jashari, Parku te Qafa e Kishës, Shtrati i Lumbardhit, Shtëpia e Bardhë, Ura e Arastës”, thuhet në njoftimin për kontratë./Botapress.info./