Disa persona u lënduan, tre prej tyre rëndë, pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në qendër të qytetit jugperëndimor gjerman të Shtutgartit.
Lidhur me këtë, ka reaguar Konsullata e Kosovës në Stuttgart.
Përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kjo konsullatë thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane.
“Sipas informacioneve të deritanishme dhe deklaratave të policisë, bazuar në gjendjen aktuale të hetimeve, autoritetet gjermane po e trajtojnë ngjarjen si një aksident tragjik në trafik. Sipas tyre, deri në këtë fazë, nuk ka asnjë tregues që bëhet fjalë për ndonjë sulm apo akt të qëllimshëm”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
Aktualisht, nuk ka konfirmim zyrtar që ndonjë shtetas i Kosovës ndodhet në mesin e të lënduarve.
E për këtë, Konsullata thotë se janë në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet përkatëse.
“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës: +49 152 37337814”, është dhe numri që kanë ndarë konsullata për shqiptarët që jetojnë atje.



Të tjera
Lajme
Policia sekuestron sasi të konsiderueshme armësh në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Lajme
Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi
Aktuale
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe