Disa persona u lënduan, tre prej tyre rëndë, pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në qendër të qytetit jugperëndimor gjerman të Shtutgartit.
Lidhur me këtë, ka reaguar Konsullata e Kosovës në Stuttgart.
Përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kjo konsullatë thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane.
“Sipas informacioneve të deritanishme dhe deklaratave të policisë, bazuar në gjendjen aktuale të hetimeve, autoritetet gjermane po e trajtojnë ngjarjen si një aksident tragjik në trafik. Sipas tyre, deri në këtë fazë, nuk ka asnjë tregues që bëhet fjalë për ndonjë sulm apo akt të qëllimshëm”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
Aktualisht, nuk ka konfirmim zyrtar që ndonjë shtetas i Kosovës ndodhet në mesin e të lënduarve.
E për këtë, Konsullata thotë se janë në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet përkatëse.
“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës: +49 152 37337814”, është dhe numri që kanë ndarë konsullata për shqiptarët që jetojnë atje.



Të tjera
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar
Aktuale
Kjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë
Një aksident i rëndë trafiku, i
Lajme
Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto janë 14 pikat e rendit të ditës
Qeveria në detyrë do të mblidhet