Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë dhe Sudanit të shtetësisë së Kosovës, që kanë ardhur në një periudhë pa funksionim të plotë të qeverisë.
“Dy njohje për Kosovë në kohën që s’kemi qeveri. Mos e krijoni se veç probleme bëni”, ka shkruar Zogaj me një dozë humori në rrjete sociale.
Në të njëjtin status, ai ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, duke vlerësuar rolin e saj në procesin e njohjeve, por duke kujtuar se këto janë përgjegjësi të saj.
“Përndryshe, edhe mundemi me i thënë Vjosa Osmani bravo, vetëm se kjo është pjesë e përgjegjësive që presidentja ka”, ka shtuar ai.



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të