Një moment plot humor dhe tension u ka ndodhur sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Gjesti bëri një deklaratë që nxiti të qeshura mes banorëve, por që u interpretua si një “kërcënim” me nota ironike ndaj produksionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Teksa bisedonte me Eglin, Gjesti u shpreh me një buzëqeshje: “E kam një ide, nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë e unë nga tjetra.”
Kjo deklaratë u prit me të qeshura nga banorët dhe ndihmoi për të lehtësuar atmosferën e rënduar nga emocionet dhe presioni i garës.
Shakaja e tij erdhi në një moment vendimtar të spektaklit, ku vetëm dy nga gjashtë banorët e mbetur do të kenë mundësinë t’i bashkohen finalistëve tashmë të konfirmuar, Laertit dhe Rozanës.
Megjithëse deklarata ishte një shaka, ajo nuk kaloi pa vëmendje dhe solli një moment të paharrueshëm për publikun e apasionuar pas BBVIP Albania.
apapapa hera e dyte qe ky kercenon me benzin top chanel mr ledion lico mos flej zemra #bbvipal4 pic.twitter.com/871EkwNZ8P
— 𝓇𝒾𝓃𝓀𝒾 ✨ (@_rinkiz)April 12, 2025



Të tjera
Aktuale
Përparim Rama takim në Departamentin Amerikan të Shtetit: Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë
Kreu i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme
Astrit Desku i bashkohet LDK-së
Mirë se vjen Astrit Desku.
Lajme Opinione
Bloomberg: Evropa në kohën e saj më të vështirë, si të shmanget një përçarje me SHBA-në
Mesazhi nuk mund të