Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht mbrëmë edhe për një rast të rëndë dhunimi, rast të cilin e ka lajmëruar në Polici babai i viktimës.
I dyshuar për rastin, siç ka mësuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, del të jetë Jahir Gashi, 58-vjeçar, i cili është arrestuar për rastin
Ky dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën, që merr vesh Gazeta Sinjali se është vetëm 14-vjeçare.
Sipas deklaratës të viktimës, të cilën e ka kuptuar Gazeta Sinjali përmes burimeve të saj policore, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill.
Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.
58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili e ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin.
Ndaj të fundit është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.



Të tjera
Aktuale
Lajme > Kosovë > Politikë Përplasje LDK–PSD në parafushatë, Guri publikon dokumentin dhe akuzon PSD-në për “shitje te LVV”
Parafushata e zgjedhjeve të
Lajme Opinione
Zef Prenka Reagim ndaj deklaratës së Kryeministrit në detyrë z. Albin Kurti: PSHDK nuk është parti e pakicave etnike!
Deklarata e Kryeministrit në
Lajme Opinione
Halil Matoshi: Klientelizmi Politik dhe Patronazhi i Albin Kurtit
1.Ka parandalu kapicitetet energjetike si