Gjesti bën deklaratë bombastike për Eglin

Dy nga banorët më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP, Gjesti dhe Egli, kanë pasur një bisedë të thellë dhe intime, ku kanë ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre që shpesh i mbajnë të fshehura ndaj njëri-tjetrit

Gjatë bisedës, këngëtari kosovar Gjesti ka shprehur interesin e tij për Eglin, duke i thënë: “Ti çdo natë do të flesh me mua, pse e ndalon këtë gjë? Ti kallesh krejt, pse e ndrydh veten?”, transmeton Insajderi.

Egli, megjithatë, ka mbajtur qëndrim të qartë dhe ka theksuar se nuk mund të veprojë pa marrë pëlqimin e familjes së saj, duke e konsideruar këtë hap si shumë të rëndësishëm.

“Pa marrë një fjalë nga familja ime, nuk ka shanse të marrë përsipër çfarë më do mua zemra,” iu përgjigj Egli.

Gjesti, nga ana tjetër, ka theksuar se “jeta është e jotja” dhe se nuk duhet të lejojë pengesat e jashtme të ndikojnë në zgjedhjet e saj.

Por, Egli ka kundërshtuar duke theksuar se, ndonëse zemra mund të dëshirojë shumë gjëra, nuk gjithmonë ato janë të sakta. “Zemra mund të dojë shumë gjëra, por nuk janë të sakta, janë gabim,” ka thënë Egli.

Të tjera

Showbiz

Olta Gixhari mahnit me paraqitjen e saj të fundit

Olta Gixhari ka rrembyer zemrat e

Aktuale

Mbërrin në detin e Kroacisë luftanija më e madhe në botë

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford,