Luan Jaha është ndër aktorët më profesionstë që ka Kosova.
Ai ka luajtur rreth 40 shfaqje teatri gjatë karrierës së tij për të cilat edhe mori shumë çmime nga juria profesioniste.
Ai, po ashtu mori pjesë edhe në 20 filma të shkurtër, ku as në këtë zhanër nuk i mungoi suksesi.
Roli i tij më i dashur për publikun e gjerë mbetet ‘Daja Skënder’ nga seriali i popullarizuar, ‘Familja Moderne’.
Aktori ka kohë që nuk është parë në ekranin kosovar dhe karrierën e tij e ka fokusuar në projektet tjera filmike.
Për shumë nga fansat e humorit të tij, iu mungon roli i Dajës Skënder me gjithë sensin që kishte. Larg ekranit, por Luani ka ndryshuar shumë në pamje qysh nga ndërpreja e këtij seriali.
Me flokë dhe mjekër të gjatë, në fytyrën e tij shihen shenjat e moshës së tij 58 vjeçare, percjell Botapress.info