Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k., Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00, thuhet në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.
“Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbie përmes faqes së internetit të DHSK-së ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës”, thuhet në njoftim.
“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet nënjoftim.



Të tjera
Aktuale
Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat
Ishte deri tani 425 euro. Por
Sport
Anglia fiton 2:1 ndaj Kongos dhe kualifikohet tutje në Botëror
Harry Kane e ka udhëhequr Anglinë
Lajme
Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës
Moti i lig që ka mbizotëruar