Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k., Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00, thuhet në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.
“Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbie përmes faqes së internetit të DHSK-së ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës”, thuhet në njoftim.
“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet nënjoftim.



Të tjera
Lajme
Profesori i ekonomisë: Rritja e pagës minimale mund të shtojë punësimin ilegal
Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka
Aktuale
Osmani: Kosova dhe SHBA-ja, partneritet i pathyeshëm
Ish- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Lajme
Prezantohet lista preliminare e viktimave të luftës në Kosovë: Sa më i fortë dokumentimi, aq më e dobët gënjeshtra
“Sa më i fortë dokumentimi, aq