Harry Kane e ka udhëhequr Anglinë drejt kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi shënoi dy golat e fitores 2:1 ndaj Kongos, të mërkurën mbrëma në Atlanta.
Kapiteni i “Tre Luanëve” realizoi të dy golat në pjesën e dytë të ndeshjes së 1/16 së finales.
Anglia u befasua që në minutën e shtatë, kur Brian Cipenga kaloi Kongon në epërsi 1:0.
Skuadra angleze dominoi pjesën e parë dhe rriti presionin në pjesën e dytë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 75-të. Kane shënoi me kokë nga afërsia pas një asistimi të Anthony Gordonit, i cili ishte vendimtar edhe në golin e dytë, kur kapiteni anglez realizoi me një gjuajtje të fuqishme për 2:1.
Sulmuesi i Bayern Munichut tashmë ka 13 gola në Kupën e Botës, pesë prej të cilëve në Botërorin 2026 që po zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Në raundin e 1/8 së finales, Anglia do të përballet me Meksikën më 5 korrik.



Të tjera
Lajme
Në Drenoc të Malishevës breshëri ka depërtuar edhe në banjo të një shtëpie
Stuhia e fuqishme e shoqëruar me
Aktuale
Osmani: S’e kam braktisur elektoratin e LDK-së, elektorati u largua pas gabimeve të lidershipit në 2020
Vjosa Osmani, kandidate për presidente e
Aktuale
Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat
Ishte deri tani 425 euro. Por