Stërvitje me skenarë luftimi, trupat shqiptare i bashkohen aleatëve të NATO-s në Bullgari

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook bën me dije se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” të ushtrisë shqiptare ndodhet në Bullgari.

Ai tha se trupat shqiptare kanë përmbyllur me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.

“Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi”, shkruan Vengu përkrah videos së publikuar që tregon momente gjatë stërvitjes.

Më tej, ministri i Mbrojtjes nënvizon se në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët tanë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Të tjera

Lajme

Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq

Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet

Aktuale

Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit

Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe