Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka vlerësuar mbështetjen e marrë gjatë një takimi me strukturat në Fushë Kosovë, duke thënë se qytetarët dhe aktivistët po japin forcë dhe energji për vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët.
Përmes një deklarate, Osmani u shpreh se takimi solli jo vetëm mbështetje, por edhe zemër dhe bindje se e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit të njerëzve.
“Sot në takim me strukturat, Fushë Kosova na dha jo vetëm mbështetje por edhe forcë, zemër dhe bindje se rruga përpara ndërtohet kur njerëzit bëhen bashkë”, deklaroi ajo.
Presidentja falënderoi në mënyrë të veçantë aktivistët, për të cilët tha se punojnë çdo ditë me përkushtim dhe pa zhurmë, duke mbajtur gjallë frymën e bashkimit.
“Një falënderim i veçantë për aktivistët tanë, njerëzit që nuk kursehen asnjëherë, që punojnë pa zhurmë, me zemër e përkushtim, dhe që çdo ditë e mbajnë gjallë frymën e bashkimit”, shtoi Osmani



Të tjera
Aktuale
Projeksioni i Bleron Baraliut: LVV 48.7%, PDK 20%, LDK 17.4%, AAK 6.2%
Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 48.7%
Aktuale
Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet
Lajme
Halimi: Kemi rezultate interesante, si asnjëherë më parë
Fisnik Halimi nga PIPOS, ka