Sonte zhvillohet finalja e madhe e Eurovisionit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Në garë për çmimin e madh janë 25 shtete, ndërsa spektakli pritet të nisë me performancën e Danimarkës dhe të mbyllet nga Austria.
Shqipëria do të performojë e pesta në renditje, raporton Klankosova.tv.
Kënga “Nan” ka marrë reagime pozitive që pas prezantimit në gjysmëfinale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e festivalit.
Pak orë para nisjes së finales, Alis u ka bërë thirrje publikut që ta mbështesin Shqipërinë.
Finalja e Eurovisionit pritet të ndiqet nga miliona shikues në mbarë botën, ndërsa Shqipëria synon një rezultat sa më të lartë në skenën europiane të muzikës.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një