E rëndë në Pejë: Fëmija goditet nga vetura, përfundon në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku një veturë ka goditur një fëmijë këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një fëmijë, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Fëmija është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë ende e ditur.

“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Të tjera