Një 55-vjeçare e raportuar e zhdukur prej dy ditësh është gjetur pa shenja jete në komunën e Deçanit, pas kërkimeve të zhvilluara nga autoritetet policore dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
Pas rastit është deklaruar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në kërkimet për gjetjen e trupit.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.
“Me kërkesën nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare, të cilat kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet lokale të Komunës së Deçanit dhe Policinë e Kosovës. Pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë me inicialet SH,P.“, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një