Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maldive, ku pesë turistë italianë humbën jetën gjatë një zhytjeje në ujërat pranë zonës turistike të Alimathaa. Mes viktimave raportohet të jetë edhe një studiues nga Xhenova.
Sipas mediave lokale dhe autoriteteve, turistët ndodheshin në një anije private zhytjeje dhe kishin hyrë në ujë në orët e paradites. Alarmit iu dha rreth orës 10:45 me orën italiane, pasi zhytësit nuk dolën më në sipërfaqe.
Menjëherë pas njoftimit, autoritetet nisën një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në zonë. Pak kohë më vonë, trupat e pesë turistëve u gjetën në det.
Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes së turistëve mbetet ende i paqartë. Raportimet paraprake tregojnë se kushtet atmosferike në zonë ishin të pafavorshme. Shërbimi meteorologjik kishte lëshuar një paralajmërim të verdhë për mot të keq, i cili ishte në fuqi gjatë gjithë ditës së incidentit.
Autoritetet po hetojnë nëse moti i keq dhe rrymat e forta detare mund të kenë ndikuar në tragjedinë që tronditi komunitetin turistik dhe familjet e viktimave.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar