Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Kosova të përshpejtojë procesin e reformave, në mënyrë që të përfitojë plotësisht nga fondi prej 882.6 milionë eurosh i paraparë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Këtë mesazh e dha shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, gjatë një debati të organizuar mbi progresin e reformave dhe zbatimin e agjendës së rritjes ekonomike.
Diskutimi u fokusua në masat që lidhen me reformat institucionale dhe ekonomike, të cilat janë kusht për përfitimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.
Sipas BE-së, Kosova pritet të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, por këto mjete janë të kushtëzuara me zbatimin e reformave brenda afateve të përcaktuara, duke theksuar se dritarja e mundësisë mbetet e hapur deri në dhjetor 2027.
Autoritetet evropiane kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe funksionimit të institucioneve pas zgjedhjeve, si faktor kyç për përshpejtimin e reformave dhe përfitimin e plotë të mbështetjes financiare nga BE-ja.



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një