Irani ka paraqitur një propozim për të hequr kufizimet në Ngushticën e Hormuzit pa e trajtuar programin e tij bërthamor, sipas dy zyrtarëve rajonalë të cituar nga mediat ndërkombëtare.
Sipas tyre, propozimi është diskutuar në bisedime të mbyllura dhe është transmetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Pakistanit.
Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm i Iranit ka zhvilluar një vizitë në Rusi, ku ka deklaruar se takimi shërben për konsultime lidhur me luftën me Izraelin dhe SHBA-në.
Sipas burimeve siç raporton The Guardian, Irani kërkon gjithashtu që SHBA të heqë bllokadën ndaj vendit si pjesë e marrëveshjes së propozuar.
Megjithatë, ky plan nuk pritet të mbështetet nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka deklaruar se çdo marrëveshje duhet të përfshijë edhe ndalimin e programit bërthamor iranian, si dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Trump ka thënë më herët se SHBA ka “të gjitha kartat” dhe se Irani mund të kontaktojë Uashingtonin nëse dëshiron bisedime.



Të tjera
Aktuale
Tahiri i ashpër: Kurtit i vjen marre me ardhë se 20 vjet e ka kallë vendin me qëllimin që me shu AKP-në
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së,
Aktuale
Lushaku – Sadriu: Seanca për presidentin është farsë dhe improvizim
Shefja e GP të LDK-së, Jehona
Aktuale
Hamza: Opsionet tona për President s’janë marrë në konsideratë nga LVV
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,