Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk arritën marrëveshje për Presidentin.
Bajrami ka thënë se ajo që sot iu ofrua LDK-së nuk ishte kompromis, por shantazh.
Tutje, ajo ka thënë se Albin Kurti dëshiron të jetë ushtrues deytre i pozitës së kryeministrit, sepse do të sundojë por jo të jap përgjegjësi.
Postimi i plotë:
Kosova nuk është në krizë vetëm tani për presidentin, Kosova është në krizë që gjashtë vjet për shkak të keqqeverisjes së Albin Kurtit.
Albin Kurti nuk dëshiron të jetë Kryeministër, ai dëshiron të jetë UD.Kyeminister, ai dëshiron të sundoj jo të udhëheqë, të jetë i pari i shtetit por jo të marrë përgjegjësi për këtë vend e për qytetarët që jetojnë nga kriza në kirzë.
Sot, ai tentoi një tjetër lojë politike: katër ministri dhe një zëvendëskryeministër për LDK-në, por me një kusht që presidenti të mbetet në duart e tij.
Kjo nuk është ofertë – është presion.
Kjo nuk është zgjidhje – është një tjetër përpjekje për të imponuar vullnetin e një njeriu mbi vullnetin e qytetarëve.
Ajo që ju ofrua sot LDK-së nuk ishte kompromis – ishte shantazh i paketuar si zgjidhje.
Ta themi qartë: oferta e Albinit nuk ishtë për të dalë nga nga kriza, por për ta kontrolluar atë.
Sot është presidenti; dje ishte nafta; para tyre ishin energjia, çmimet, inflacioni, bizneset që po mbyllen dhe të rinjtë që po largohen çdo ditë. Ndërkohë, qytetarët në Dragash, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Kaçanik e gjetiu nuk po jetojnë me ‘opsione politike’, qytetarët po jetojnë me fatura më të shtrenjta, me pasiguri dhe me mungesë shprese se në këtë vend do të bëhet mirë.
Dhe derirsa ata përballen me këtë realitet, qeveria merret me skenarë dhe pazare, me gjetjen e fajtorit, por fajtor tjetër s’ka pos atij që i është dhënë besimi për të gjetur zgjidhje për problemet e qytetarëve.
Mos u befasoni, nëse në minutat e fundit të afatit kushtetues të na paraqitet një tjetër ‘zgjidhje’, e ashtuquajtur ‘konsensuale’, sepse modeli është i njëjtë: krijo krizën, pastaj ofro zgjidhjen që të shërben ty.
Kjo nuk është qeverisje – kjo është mënyrë për të sunduar, por nuk duhet të jetë befasi sepse Albin Kurti, që nga dita e parë, ka funksionuar përmes mashtrimit, gënjeshtrës dhe manipulimit që nga xhipat e zinj e të bardhë, te flamuri lara-lara, te bashkimi kombëtar që nuk ndodhi kurrë, e deri te premtimet për heqjen e TVSH-së për miell, sheqer e vaj.
Qytetarët duhet përfundimisht të kërkojnë llogari për këtë që po ndodhë



Të tjera
Lajme
Zulfaj e ka “zgjidhjen”: Votat për president i kemi, opozita të vijnë në sallë e ta çojnë dorën sa më lartë për votë kundër
Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Jeton
Aktuale
Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, joserioze
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës
Lajme Showbiz
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me një postim emocionues
Selin Bollati u shpall fituese e