Seanca gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë ka vijuar sot me paraqitjen e fjalës përfundimtare nga i akuzuari Blagoje Spasojeviq, i cili ka dhënë një deklarim që pritet të ketë peshë në zhvillimin e mëtejmë të procesit.
Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, pas fjalës së avokatit mbrojtës, Spasojević ka deklaruar para trupit gjykues se ndjen përgjegjësi për praninë e tij në Banjskë, por ka mohuar përfshirjen në veprime të drejtpërdrejta luftarake.
“Jam fajtor pse kam qenë në Banjskë, por nuk kam terrorizuar askënd. Kam shkrepur vetëm dy plumba në drejtim të reflektorit”, ka deklaruar ai.
Nga ana tjetër, mbrojtja e tij ka mbajtur qëndrim të qartë juridik, duke theksuar se veprimet e të akuzuarit mund të kualifikohen vetëm si “Kryengritje e armatosur” sipas nenit 115 të Kodit Penal, por jo si “Terrorizëm” apo “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, siç pretendohet nga organet e ndjekjes.
Ky qëndrim përbën një përpjekje për rikualifikim të veprës penale dhe shmangie nga akuzat më të rënda që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
Procesi gjyqësor është në fazën përfundimtare dhe pritet vendimi i gjykatës.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së