Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin e presidentit të vendit para se të votohet.
Behrami, në postimin e tij ka thënë se, VV’ja e ka shkelur Kushtetutën më shpesh sesa derën e Shtëpisë së Bardhë, dhe se kjo parti, nuk mund të mbajë ligjërime për rëndin kushtetues.
Postimi:
Para se me shku me votu, partia që ka shumicën në Parlamentin e Kosovës e ka detyrim kushtetues me arrit konsensus për emrin e Presidentit të Kosovës.
Një parti që ka shkelur më shpesh Kushtetutën sesa derën e Shtëpisë së Bardhë nuk mund të mbajë ligjërime për rendin kushtetues!
Ata mund të na ligjërojnë vetëm për përmbysje të rendit kushtetues, për dhunën politike, hedhjen e gazit lotsjellës!



Të tjera
Lajme
Reuters: Dy anije tregtare u qëlluan me armë zjarri derisa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit
Të paktën dy anije tregtare thanë
Aktuale
Haziri për negociatat VV-LDK: S’kemi dalë të negociojmë për dikë tjetër, jemi ftuar me dhënë emrin për President
LDK ka plot emra që mund
Lajme
Nga 72 vende pune të inspektuara, në 34 ndalohen punimet
Inspektorati Qendror i Punës ka kryer