Heidi Baci u rikthye për disa orë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por këtë herë jo si banore. Ajo ishte pjesë e jurisë në spektaklin e organizuar nga banorët, “Miss & Mister Big Brother VIP”, së bashku me Egli Takon dhe Valbona Selimllarin.
Sot, e ftuar në “Shqipëria Live”, Heidi ka folur për eksperiencën e saj në shtëpi dhe për mënyrën si i ka parë banorët nga jashtë, duke ndarë edhe mendimin e saj për finalistët dhe fituesin.
Sipas saj, Brikena ishte më e ndrydhur dhe përpiqej të kontrollonte çdo detaj për të qenë perfekte si “miss”, ndërsa Mateo mundohej ta respektonte në çdo hap. Nga ana tjetër, Gimbo dhe Selin dukeshin më të relaksuar dhe po e shijonin situatën.
Heidi u shpreh se mes pesë finalistëve sheh Selinin, Mirin, Rogertin, Mateon dhe Brikenën. Megjithatë, ajo zbuloi edhe emrin e preferuar për fitueS
“Unë do doja që ta fitonte Stenaldo dhe dje kur e takova, më dha një ndjesi shumë të ëmbël. Megjithatë edhe sikur ta fitojë Selin do isha e lumtur sepse është lodhur. Por që do doja më shumë të fitonte Stenaldo,” – tha Heidi.
Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, ndërsa gara për çmimin e madh po shkon drejt finales.



Të tjera
Lajme Showbiz
Motra e madhe e Genta Ismajlit qenka një yll i vërtetë
Këngëtarja Genta Ismajli ka ndarë një
Aktuale
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: Jemi shtëpi e hapur
Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës,
Lajme
Familja publikon portretin e babait me dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Malishevë
Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi