Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk është ndalur me akuzat dhe reagimet e tij publike ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova 4, duke vazhduar publikimin e materialeve që sipas tij hedhin dritë mbi prapaskenat e formatit.
Vetëm një ditë pasi publikoi një video ku pretendonte se Bia Khalifa dhe Labinot Haxhiu kishin gjetur telefonin e Albës brenda shtëpisë – një veprim që konsiderohet shkelje e rëndë e rregullave – ai ka shpërndarë një seri videosh të tjera që kanë ndezur debat në rrjete sociale.
Në materialet e reja të publikuara nga ai, dëgjohen incizime që pretendohet se janë përgjuar në dhomën e rrëfimit, ku shfaqet producentja Olsa Muhameti duke biseduar me dy banorët dhe duke u përpjekur, sipas interpretimit të videos, t’i bindë që situata të mos zmadhohet publikisht.
Në disa prej këtyre incizimeve aludohet se u ofrohen favore si informacione nga jashtë apo mundësi për qëndrueshmëri më të gjatë në lojë – pretendime që, nëse do të rezultonin të vërteta, do të përbënin shkelje serioze të rregullores së formatit.
Publikimet e këngëtarit kanë shkaktuar reagime të shumta online, me ndjekës që kërkojnë sqarime zyrtare nga produksioni, ndërsa të tjerë i shohin materialet me skepticizëm dhe kërkojnë verifikim të autenticitetit të tyre.
Deri tani nuk ka pasur një reagim të detajuar publik nga produksioni lidhur me videot në fjalë, ndërsa situata vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara rreth spektaklit. /Telegrafi



Të tjera
Aktuale
Dogana publikon rregullat e reja – deri në 430 euro mallra pa taksa për udhëtarët
Dogana e Kosovës ka publikuar një
Lajme
Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shqipëria, shkak murtaja
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka
Aktuale
Abdixhiku nuk i lë në kryesi Imri Ahmetin, Arben Gashin, Driton Selmanajn, Xhafer Tahirin…
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftoi