Daja i Elijonës ka shpërthyer me një reagim të fortë publik drejtuar produksionit të “Big Brother”, duke kundërshtuar kategorikisht rrëfimin e mbesës së tij brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai deklaron se emri dhe adresa e tij personale po keqpërdoren në rrjetet sociale dhe se po përballet me fyerje, kërcënime dhe shpifje nga persona të panjohur.
Në mesazhin e tij të gjatë, ai e quan rrëfimin e Elijonës “një trillim të ulët” dhe “manipulim”, duke këmbëngulur se ndarja e prindërve të saj ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga babai dhe jo për shkak të familjes së tij. Ai thekson se është daja biologjik i Elijonës, pjesë e familjes dhe jo një person anonim apo komentues rrjetesh.
Më tej, ai drejton kritika të forta ndaj formatit të “Big Brother”, duke e cilësuar atë si “teatër poshtërimi” që shfrytëzon tragjeditë personale për audiencë. Sipas tij, ndërtimi i një “karriere” mbi dhimbjen e dikujt tjetër nuk është sukses, por dështim moral.
Ky reagim ka hapur një debat të madh publik, ndërsa produksioni ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar lidhur me pretendimet e tij.




Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore