Sot, një nga emrat më të shquar të muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, feston ditëlindjen e tij të 65-të.
Me një karrierë që mbush dekada dhe ka lënë gjurmë të thella në shpirtin e çdo shqiptari, Shaqiri ka kontribuar me këngët e tij, të cilat janë bërë pjesë e historisë muzikore shqiptare.
Një urim i veçantë ka ardhur nga djali i tij, Korab Shaqiri, i cili përmes një postimi në Facebook shprehu dashurinë dhe mirënjohjen ndaj babait të tij.
“Faleminderit për forcën, për dashurinë, për rrugën që e ecim bashkë, edhe kur kilometrat na ndajnë.
Sot, në këtë ditë të madhe të jetës tënde, të uroj shëndet, qetësi, gëzim e dritë në çdo hap!
Uroj që kënga jote të vazhdojë të frymojë gjatë, dhe do të frymoj siç ka frymuar gjithmonë, e @zemra jote të mbetet po aq e madhe sa gjithnjë.
Gëzuar 65-vjetorin, babë!”, ka shkruar Korab Shaqiri.



Të tjera
Aktuale
Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit komunal të Prishtinës
Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës
Aktuale
Osmani pret në takim Terras: Vazhdimi i masave mbetet i pashpjegueshëm dhe i padrejtë
Presidenca ka lëshuar një njoftim për
Aktuale
Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit e palës tjetër
Diplomati amerikan, Christopher Hill, në një