Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët e fundit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë pas një sulmi në zemër, duke lënë pas familjen e tij të ngushtë dhe djalin trevjeçar nga martesa me Selvije Jaon.
Në mes të dhimbjes së thellë, familja Kasapi ka dalë me një reagim publik, duke falënderuar të gjithë ata që u gjendën pranë tyre në këto ditë të vështira. Ata shprehën mirënjohje për mbështetjen dhe respektin e treguar nga miqtë, kolegët dhe publiku.
“Të dashur familjar, miq, kolegë, dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit. Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë në këto ditë të rënda. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje”, kanë shkruar familjarët.
Në reagim, ata theksuan se ikja e tij është një humbje e pazëvendësueshme si për familjen, ashtu edhe për komunitetin artistik shqipfolës.
“Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë — jetojmë sot, por nesër mund të ikim — dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme”, shtuan ata mes tjerash.
Në fund të reagimit, familja shprehu mirënjohje të thellë për çdo fjalë, lutje dhe praninë e njerëzve që e nderuan artistin.
“Buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ne. Ju falënderojmë pafund për praninë tuaj, për fjalët e ngrohta, për lutjet dhe për respektin që i kushtuat.
Me mirënjohje të thellë,
Familja Kasapi.”



Të tjera
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në
Uncategorized
Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë
53-vjeçarja që u aksidentua këtë të
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët