Anton Quni është irrituar tej mase me deputetët e Vetëvendosjes që nuk e kanë votuar Fadil Hadërgjonajn si komisioner parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Quni ka thënë se ata që nuk e votuan ish-luftëtarin e UÇK-së, do i mbulojë turpi.
“Ju që i vizitoni ushtarët e rënë në beteja, e kanë farsë dhe mashtrim. Për ju, vetëm luftëtari i vdekur është i mirë. Do t’iu mbulojë turpi para familjeve tua dhe atyre që ju besuan. Një nga protagonistët kryesor në betejën e Loxhës dhe Koshares. Të gjitha i përballoi pa u zmbrapsur asnjë pëllëmbë. Sepse po e mbronte nderin e kombit. Shkenca nuk mundet me shpjegu se si arriti Fadili të mbijetonte” ka thënë Anton Quni./