Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka dalë me një njoftim në profilin e tij për zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Basha ka thënë se me këtë vendim, kuvendi i Kosovës është konstituuar plotësisht.
Basha ka shkruar se tashmë Kuvendi ka përbërje të plotë dhe ka falënderuar deputetët e Kuvendit që mundësuan procesin e finalizimit të konstituimit.
Dimal Basha e kishte konsideruar të konstituuar Kuvendin e Kosovës edhe javë më parë kur dështoi të zgjidhet nënkryetari i pestë dhe kur nuk u votua as Nenad Rashiq.
Megjithatë vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte konstatuar se Kuvendi s’ishte konstituuar dhe si rrjedhojë është mbajtur edhe seanca e sotme konstituive.



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për