Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja e ka parë të paarsyeshme një vonesë kaq të gjatë për një pozitë të parëndësishme siç është ajo e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku tha të premten se LDK-ja e ka kuptuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese se deputetit serb Nenad Rashiq i është dhënë e drejta për t’u zgjedhur nënkryetar.
“Kur erdhem ne në këtë pikë të rënies kaq të madhe intelektuale, republikane dhe institucionale. Për një pozitë kaq të parëndësishme me u vonu vetëm një ditë është shumë e lëre më 35 ditë. Partia fituese na kanë thënë se i kanë numrat, le ta shohim a i kanë numrat”, tha Abdixhiku.
“Me siguri do të shkojmë në zgjedhje të reja, por të shohim”, u shpreh ai.



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për