Policia e Kosovës ka ndëshkuar një 19-vjeçar në Ferizaj për kundërvajtje të rëndë në trafik. Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2025, rreth orës 23:53, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në fshatin e Vjetër.
Njësia e Trafikut Rrugor ka kapur në flagrancë një automjet të tipit VW Golf me targa vendore duke lëvizur me 118 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h. Përveç shpejtësisë së lartë, shoferi A.B. (19 vjeç) kishte kryer edhe tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia i ka shqiptuar shoferit një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje të patentë-shoferit për tre muaj. Ai është gjithashtu përjashtuar nga komunikacioni.
Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat rrugore, duke paralajmëruar se tejkalimet e rrezikshme dhe mosrespektimi i vijës së plotë mund të kenë pasoja fatale.



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për