Të gjitha partitë dhe deputetët duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Këtë deklaratë, kjo ambasadë e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për një takim që i ngarkuari me Punë në këtë ambasadë, Christian Böttcher, e ka realizuar me kryetarin e Kushtetueses, Nexhmi Rexhepi, shkruan Gazeta Express.
Në postim theksohet edhe se Kushtetuesja është shtyllë thelbësore e demokracisë, dhe se, deputetët e kanë për detyrë t’i zbatojnë vendimet e saj.
Po ashtu, nga ambasada gjermane është theksuar edhe se, mos zbatimi i kësaj detyre, e zgjat krizën politike dhe e thellon atë, gjë e cila i shkakton dëm vendit.
‘‘Gjykata Kushtetuese është një shtyllë thelbësore e demokracisë.
Sot, i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, u takua me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi. Ai e vlerësoi punën e rëndësishme të Gjykatës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë.
Të gjithë aktorët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës — kjo është një detyrë kushtetuese për deputetët. Mospërmbushja e kësaj detyre jo vetëm që e zgjat krizën politike, por e thellon atë, duke i shkaktuar dëm vendit. Siç është thënë më parë: Është koha të vihet vendi mbi interesat partiake’’, thuhet në postimin e ambasadës. /GazetaExpress
Të tjera
Aktuale
Vetura i godet dy këmbësore në Shirokë të Suharekës, dërgohen për trajtim mjekësor
Një aksident trafiku ka ndodhur sot,
Aktuale
Krasniqi: Lladrovci u vetëpërjashtua – Nuk është në PDK, ka ecë
Sonte në Pressing i ftuar është
Uncategorized
Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e