Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav, ka kërkuar zgjedhje lokale të ndershme e gjithëpërfshirëse në prag të mbajtjes së tyre këtë fundjavë.
Në një postim në X, Orav iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
“Çdo votë elektorale ka rëndësi dhe vlen në forcimin e Kosovës si një shtet i gjallë, demokratik, shumetnik. Me zgjedhjet lokale që po afrohen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pa dallim etnie apo përkatësie partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.
Ai tha se është e domosdoshme që votimi të zhvillohet në mënyrë “të lirë, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen”.
“Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i saj i hap Kosovës rrugën për mundësi të reja”, shkroi Orav./Express/



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për