Furnizimi me ngrohje qendrore në Prishtinë do të fillojë tetë ditë para afatit të zakonshëm, që është 15 tetori.
Ndërmarrja “Termokosi” ka njoftuar se ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, në koordinim të ngushtë me KEK-un dhe se ka filluar të marrë energji termike për të nisur sezonin ngrohës 2025/2026.
“Kjo është hera e parë në historinë e ekzistencës së ndërmarrjes, që sezoni ngrohës nisë 8 ditë para afatit të zakonshëm për fillimin e furnizimit, si reagim i menjëhershëm ndaj përkeqësimit të motit dhe në harmoni të plotë me ligjet në fuqi, përkatësisht me rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji”, thuhet në njoftim.
“Termokos” njoftoi se furnizimi përfshin mbi 25 mijë konsumatorë gjithsej. Duke qenë se sistemi i ngrohjes është shumë kompleks dhe delikat, ndërmarrja njoftoi tutje se procesi i fillimit të operimit do të zhvillohet me kujdes të shtuar, duke e ngritur gradualisht kapacitetin e pranimit dhe shpërndarjes së energjisë termike.



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për