Qeveria në detyrë sot ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët.
Kurti tha se kjo është shumë që ndahet një herë.
“Po e shqyrtojmë vendimin për ndarjen e 100 eurove, shumë e njëhershme për të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret me fillimin e vitit të ri akademik”, tha Kurti.
Ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo masë parashihet që të ketë koston prej 6 milionë eurosh.
Murati ka njoftuar në Facebook se është lansuar programi “Bursa e mobilitetit për studentë”, që do të thotë se do të mbështeten ata që jetojnë larg universitetit ku studiojnë.
Kujtojmë se më 12 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. /GazetaExpress/



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për