Dy persona janë arrestuar të martën mbrëma në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “Falsifikimit të parasë”. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas një operacioni të organizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit, me inicialet S.T. dhe A.Th., janë ndaluar në një veturë gjatë operacionit policor, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara. Sipas testimeve fillestare, paratë rezultuan të jenë false.
Operacioni është zhvilluar pas hetimeve disa mujore dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Pas ndalimit të të dyshuarve, policia ka kryer kontrolle edhe në dy lokacione të tjera: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të tyre.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.



Të tjera
Aktuale
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Klinës, Policia: Mbrëmë familjarët e raportuan të zhdukur
Në lumin e bardhë (Bistrica)
Aktuale
Hidhet shorti, subjektet politike garojnë me këta numra në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Pak më parë është
Aktuale
BE-ja nuk do t’i heqë masat ndaj Kosovës as pas transferimit të pushtetit lokal në veri
KOHA mëson se Franca dhe