Osmani aludon se Kosovës po i bëhet padrejtësi nga Evropa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka aluduar se Kosovës po i bëhet padrejtësi nga Evropa.

“Deri tani, për shkak të disa shteteve anëtare, as nuk është mandatuar Komisioni Evropian për t’u marrë me çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën”, tha ajo në RTSH.

Kësisoj, sipas saj, Kosovës po i bëhet padrejtësi. Osmani madje tha se vendi tani do të ishte “shumë afër anëtarësimit”, sikur procesi “të ishte i bazuar në merita”.

“Kjo na sjell te konkluzioni se procesi nuk është i bazuar në merita, por ka zhvillime politike, konsiderata vetanake që shtetet anëtare nganjëherë i marrin parasysh për të shtyrë përpara apo për ta përkrahur një shtet apo jo. Sepse sikur të ishte e bazuar në merita, Kosova – si reformatorja numër 1 jo vetëm në këtë rajon, por sipas Gallup International, në sundimin e ligjit jemi numër 1 në Evropë dhe numër 3 në botë – do të ecte shumë përpara dhe tani do të ishim shumë afër anëtarësimit, por fatkeqësisht zhvillimet politike në disa shtete anëtare po e bllokojnë këtë”, tha ajo.

Të tjera