Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se thirrjet e pamatura të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.
Ajo i është referuar një deklarate të presidentit serb të bërë të premten, kur ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Kosovës.
Ai i ka bërë këto komente si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari për thirrjen e presidentes Osmani që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.
“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për t’ia hapur rrugën paqes afatgjatë, Vuçiqi është duke i treguar botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend të ndryshimit të faqes, Vuçiqi dhe regjimi i tij janë duke flirtuar edhe një herë me fantazitë e njëjta destruktive që kanë shkatërruar shumë jetë të pafajshme”, thuhet në reagimin e Presidencës në X.



Të tjera
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane
Lajme
Pse doli emri i Behgjet Pacollit në dosjen Epstein? Kastriot Fetahaj jep shjegimin e tij
Eksperti i sigurisë kibernetike Kastriot Fetahaj