Kur tashmë fushata zgjedhore po shkon drejt fundit dhe po afrohet data e zgjedhjeve, ministri në detyrë i Financave dhe partia e tij kanë nisur të akuzojnë ish-opozitën se po përgatiten për koalicion me Listën Serbe pas zgjedhjeve lokale, për ta bërë qeverinë e re.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se pse ish-opozita po e pengon krijimin e Qeverisë së re.
Të njëjtën akuzë Murati e ka bërë edhe dje në një reagim ndaj ish-ministres Hykmete Bajrami, pasi kjo e fundit kishte publikuar të dhëna të Bankës Botërore për tkurrjen e popullsisë së Kosovës.
“Por meqenëse e dijnë se një koalicion me Listën Serbe para zgjedhjeve komunale do të ishte fatal për ta, opozita synimin e ka që me e zvarritë sa të mundet hapin e formimit të qeverisë, ashtu që koalicioni i tyre me Listën Serbe me u zyrtarizu tek pasi të kryhen zgjedhjet komunale”, ka shkruar Murati.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,