Dy raste të sulmeve seksuale janë raportuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Një grua në Podujevë e kishte raportuar rastin në polici për ngacmim seksual nga një burrë më 22 shtator, ndërsa i dyshuari është intervistuar më 3 tetor. Ai më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Policia këtë rast e ka cilësuar si “sulm seksual dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, por për këtë të dytën nuk dha asnjë detaj.
Ndërkaq, një rast tjetër i sulmit seksual ka ndodhur në Lipjan ku dyshohet se një i mitur a sulmuar seksualisht një vajzë po ashtu të mitur.
Raportet nga policia:
SULM SEKSUAL & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR
Podujevë 22.09.2025-12:45. Viktima femër kosovare, kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Më 03.10.2025 është intervistuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt
SULM SEKSUAL
Lipjan 30.09.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.



Të tjera
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane
Lajme
Pse doli emri i Behgjet Pacollit në dosjen Epstein? Kastriot Fetahaj jep shjegimin e tij
Eksperti i sigurisë kibernetike Kastriot Fetahaj