Tetë muaj pas zgjedhjeve: asgjë e re nga Fronti i Parlamentit.
Kjo legjislaturë, edhe në vetë sytë e deputetëve të vet, e ka humbur legjitimitetin për t’u konstituar.
Albin Kurti, s’i ka numrat: s’ka numra, s’ka gajle – ndërtohet tregimi: tregimi “ata janë me Listën Serbe”.
Çështja e Nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës u shënua si përvonesa tjetër për të mos u konstituar Kuvendi i Kosovës.
Po ashtu, as pas tre Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, thuajse asgjë s’ka ndryshuar.
E garantuar dhe kodifikuar në Kushtetutë të Kosovës për pozitë që i takon komunitetit serb: një Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës (i mbivotueshëm 5/1, pa asnjë peshë politike) është shndërruar gjë të madhe.
Vetëvendosja i ka vendosur në shantazh patriotik partitë e tjera ish-opozitare për punën e Nënkryetarit, që kush e voton një anëtar të Listës Serbe “do të na dënojë historia”.
Ndonëse Glauk Konjufca, për të njëjtën gjë, shprehej se që ata janë pjesë e institucioneve, kuvend e qeveri, “aty s’ke çka bën hiç…se është me kushtetutë” – tash akuzat janë për “tradhti shtetërore”.
Megjithatë, përtej politikimeve ditore: zgjedhjet e reja i përflet secili.
Ish-Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kërkon që “sa më parë” të ketë zgjedhje të reja parlamtare: ky kuvend e ka humbur legjitimitetin, pranon edhe ajo.
Por, “assesi VV nuk e voton Nënkryetarin serb nga Lista Serbe”.
Pa u konstituar Kuvendi i Kosovës, as nuk mund të shpërbëhet. Pa u zgjedhur një Nënkryetar serb, as nuk mund të themelohet. Çështja ka mbetur “pat”.
Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës ditë më parë në Kanal 10, tha se zgjedhjet e reja priten të mbahen para vitit të ri, përkatësisht pas përfundiit të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Por, puna ka mbetur te “tregimi” para votuesve: se pse po shkohet në zgjedhje.
Vetëvendosje synon të vendos ekuaconin mes ish-opozitës dhe Listës Serbe.
Partitë ish-opozitare kërkojnë që Albin Kurti të futet në sahatin kushtetues dhe të ekspozohet që nuk i ka numrat për qeveri – njëjtë siç nuk i pati as për zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit.
E as për zgjedhjen e Nenad Rashiqit, Nënkryetar të Kuvendit.
Ky i fundit në një prononcim për media tha se “zgjedhjet janë afër” dhe se Aktgjykimi i GjK-së nuk ka dhënë qartësi se çfarë pritet të shpalohet.
Për vete tha se “nuk kam shpresa” që të zgjedhet Nënkryetar.
“Unë mendoj 80% është e sigurt që do të shkojmë në zgjedhje”, përfundoi Rashiq.
Të tjera
Aktuale
Vetura i godet dy këmbësore në Shirokë të Suharekës, dërgohen për trajtim mjekësor
Një aksident trafiku ka ndodhur sot,
Aktuale
Krasniqi: Lladrovci u vetëpërjashtua – Nuk është në PDK, ka ecë
Sonte në Pressing i ftuar është
Uncategorized
Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e